Remonte të planifikuara të OSHEE: Shumë zona në Tiranë pa energji elektrike

Mos i humb

Për shkak të remontit të planifikuar të martën në nënstacionet Ibë dhe Selitë do të stakohet energjia elektrike në disa zona.

Ora 09:00-15:00, do të mbeten pa energji: Kllojkë, Krrabë e vogël, Krrabë Qendër, Mushqeta.

Ora 09:00-14:00, punime në nënstacionin Selitë

Pa energji do të mbeten: Rruga “Astrit Balluku” pjesërisht, midis rrugës “Myslym Shyri” dhe Bulevardi “Gjergj Fishta”, zona midis rrugës “Jusuf Vrioni” pjesërisht, dhe rrugës “Sulejman Delvina” pjesërisht, rruga “Prokop Mima” pjesërisht.

Gjithashtu, për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”, në datat deri më 15 Nëntor do të stakohet energjia në këtë nënstacion nga ora 09:00-13:00.

13 Nëntor, ora 09:00-13:00, pa energji: Kodra e Kokonozëve, Ish Parku Komunal, Pallatet pranë Oxhakut, ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325.

14 Nëntor, ora 09:00-13:00, pa energji do të jenë: Zona pranë Depos së Ujit, Rruga “Todi Shkurti”, Antenat e televizioneve ne Dajt, Vilat qeveritare në Dajt, Televizioni News 24, Garda. 15 Nëntor, ora 09:00-13:00, pa energji: zona pranë Depos së Ujit, zona pranë Sanatoriumit, Zona e ish-Uzina Traktorit, Shkozë (pjesërisht)./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit