“Renderët” zbulojnë detaje të dizajnit të Pixel 6A, nuk do të ketë port për kufje

Mos i humb

Pixel 6A i përket serisë Pixel A të telefonave të mençur nga Google, dhe duket identik sikurse versioni standard Pixel 6, ka shiritin e njëjtë të zi në pjesën e pasme ku gjenden dy kamerat, derisa “selfie” kamera është e vendosur në pjesën e përparme të ekranit.

Është interesant që telefoni ka port USB-C, por jo edhe atë për kufje. Në pjesën e poshtme janë altoparlanti dhe mikrofoni.

Bazuar në pamjet e renderëve, në ekran nuk ka sensorë të gjurmëve të gishtërinjve, kështu që sipas gjitha gjasave është vendosur nën ekran, siç është rasti te modeli Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro.

Pixel 6A do të jetë telefoni i parë i mençur i “rangut të mesëm: të serisë Pixel që nuk do të ketë port për dëgjuese. Modelet e mëparshme Pixel 5A, Pixel 4A dhe Pixel 3A e kanë pasur për dallim nga Pixel 5, Pixel 4 dhe Pixel 3.

Pixel 6A do të duhet të ishte më kompakt nga Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro me dimensione 152,2 x 71,8 x 8,7 mm dhe ekran 6,2 inç. Pixel 6 ka dimensione 158,6 x 74,8 x 8,9 mm që vjen me një ekran prej 6,4 inç.

Megjithatë nuk dihet se kur do të lansohet në treg Pixel 6A, e dyshja e lartpërmendur Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro u prezantuan muajin e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit