Azerbajxhani: Produktet e kompanisë ASELSAN që përdorëm në luftën e Karabakut janë të cilësisë së lartë

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit, Zakir Hasanov, tha se produktet e kompanisë turke ASELSAN që ushtria e Azerbajxhanit përdori në luftën e dytë të Karabakut janë të cilësisë së lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hasanov, priti në një takim Prof. Dr. Haluk Görgün, drejtorin e përgjithshëm dhe kreun e Bordit Drejtues të ASELSAN i cili ndodhet në Azerbajxhan për të kryer takime.

Në një deklaratë nga ministria, thuhet se Turqia dhe Azerbajxhani kanë ndërmarrë hapa pozitivë në fushën e bashkëpunimit të industrisë së mbrojtjes dhe se marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore mes presidentëve Recep Tayyip Erdoğan dhe Ilham Aliyev kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha drejtimet.

“Produktet e ASELSAN që ne përdorëm në Luftën për Atdhe (Luftën e 2-të të Karabakut) ishin të cilësisë së lartë”, tha Hasanov.

Në takim u diskutuan metodat dhe teknikat moderne të luftës dhe projektet e përbashkëta të vëna në zbatim nga Turqia dhe Azerbajxhani për përmirësimin e pajisjeve të tyre ushtarake.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit