RENEA “blindon” Lanën, çon vrasësin e Behar Sofisë te vendi i krimit, pritet të ndërtojë gjithë skemën

Mos i humb

RENEA ka “blinduar” këtë mesditë zonën e Lanës, në Tiranë, ku u ekzekutua biznesmeni 66-vjeçar Behar Sofia.

Shihet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë, nën masa të rrepta sigurie është çuar te vendi i krimit edhe ekzekutori, 24-vjeçari Ernejt Shyti, i cili pritet të ndërtojë gjithë skemën e vrasjes që tronditi kryeqytetin.

Siç raportohet Ernejt Shyti, po iu tregon forcave RENEA konkretisht në terren se ku ka qëndruar dhe si ka vepruar.

Shyti ka thënë se e ka hedhur në Lumin e Lanës armën e krimit dhe për këtë arsye forcat e RENEA-s po kryejnë kërkime brenda lumit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit