Rënie në popullsinë e Greqisë

Mos i humb

Komotini
Për shkak të rënies së nivelit të martesave dhe lindjeve në Greqi, popullsia ka pësuar rënie, tregojnë të dhënat e Institutit Grek të Statistikave (ELSTAT)

Sipas të dhënave të ELSTAT, numri i të vdekurve në vitin 2018 është më i lartë se atyre që janë lindur, ndërsa edhe në numrin e martesave ka rënie.

Në Greqi në vitin 2018 janë lindur 86.440 persona, ndërsa kanë vdekur 120.297. Sipas kësaj popullsia e këtij vendi pësoi rënie prej 33.857 persona.

Gjithashtu edhe në përqindjen e martesave në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë ka rënie prej 5,4 për qind.

Në regjistrimin e vitit 2011, popullsia e vendit ishte 10 milionë e 816 mijë e 286.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit