Reshje shiu dhe dëbore në vend, ARRSH: Të gjitha rrugët të hapura!

Mos i humb

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës dhe shiut.

ARRSH njofton se zonat ku ka pasur reshje bore janë:

Boboshticë-Dardhë km 7-14, Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Popçisht-Libonik, Qafë Priskë, Mali i Dajtit, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Krum, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm km i fundit.

Më tej ARRSH njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.

NJOFTIMI

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe të dëborës në të gjithë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë km 7-14, Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Popçisht-Libonik, Qafë Priskë, Mali i Dajtit, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Krum, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm km i fundit.

Më tej ARRSH njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.

Ndërkohë mësohet se nuk ka probleme me qarkullimin, por sërish u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit