Respiratorët e Turqisë bëhen në Brazil

Mos i humb

Ministri turk i Industrisë dhe Tekonologjisë, Mustafa Varank, duke postuar fotografitë e respiratorëve vendas të prodhuar në Turqi dhe të eskportuar në Brazil tha “A nuk mendoni se është krenari që nga një spital 11 mijë kilometra larg Turqisë të shikosh shkrimin ‘Made in TÜRKİYE'”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mustafa Varank@varank

Türkiye’den 11 bin kilometre ötede bir hastanede, “Made in TÜRKİYE” yazısını görmek;

Yabancı bir devlet adamının bizim ürünlerimizi paylaştığını görmek;

Sizce de gurur verici değil mi?#MilliTeknolojiHamlesi 🇹🇷 https://twitter.com/jdoriajr/status/1273740497950031874 …João Doria@jdoriajrAté o momento, o Governo de São Paulo já enviou 2.072 respiradores para hospitais públicos em todas as regiões do Estado. Nas fotos, aparelhos entregues este mês e já instalados em Taubaté, Registro e Bauru. Hoje foram mais 129 aparelhos para cidades do interior e litoral.16.9KTwitter Ads info and privacy4,347 people are talking about this

Nga llogaria e tij në Twitter, ministri Varank postoi mesazhin e guvernatorit të Sao Paulo-s, Joao Doria me përmbajtje të respiratorëve të prodhuar në Turqi që janë shpërndarë në spitalet në rajon.

Duke përdorur hashtagun “MilliTeknolojiHamlesi” (VeprimiPërTeknologjiKombëtare) ministri Varank tha: “A nuk mendoni se është krenari që nga një spital 11 mijë kilometra larg Turqisë të shikosh shkrimin ‘Made in TÜRKİYE‘ ; të shikosh që një zyrtar i një shteti të huaj poston produktet tona?”.

“Asnjë i sëmurë me COVID-19 nuk do të privohet nga trajtimi”

Guvernatori i Sao Paolo-s, Joao Doria, në mesazhin e tij me fotografi të respiratorëve me mbishkrimin “Made in Türkiye” tha se 2.072 respiratorët janë shpërndarë nëpër spitalet e ndryshme publike në rajonin Sao Paulo. Doria theksoi se respiratorët kanë mbërritur dhe janë vendosur në shërbim nëpër spitalet në zonat Taubate, Registro dhe Bauru.

Pasi ka vënë theksin se me respiratorët e siguruar nga Turqia kanë mundur të dyfishojnë kapacitetin e shtretërve në njësitë e kujdesit intesiv, Doria tha se “Në këtë mënyrë në Sao Paulo asnjë i prekur nga COVID-19 nuk do të privohet nga trajtimi”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit