Revani me Shurup Portokalli

Mos i humb

Kim Jong Un: Nuk do ketë kurrë me luftëra

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se beson që vendit të tij nuk do t’i duhet më të luftojë...

Ardi Veliu : Nga drejtuesit e Policisë deri tek punonjësit më të thjeshtë, askush nuk do tolerohet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka vijuar takimet rajonale me drejtuesit e Policisë në Fier, Berat Vlorë e...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe tre deputetë me Covid-19

Tashmë Koronavirusi është përhapur edhe në politikë. Ka qenë kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj i cili nëpërmjet një postimi në rrjete...

Trump nuk heq dorë: Hidroksiklorina e suksesshme ndaj Covid-19

Presidenti amerikan Donald Trump përsëri foli për të mirat e ilaçit kundër malarjes hidroksiklorinë për pacientët me COVID-19, duke këmbëngulur se shumë...

Revania është një ndër ëmbëlsira më të vjetra shqiptare.

Vështirë se mund t’i rezistosh shijes së saj të butë, të shkrifët, të ëmbëlsuar me sherbet.

Në çdo shtëpi shqiptare ëmbëlsira e revanisë është më e dashura e të gjitha recetave.

Nënat dhe gjyshet e përgatisin këtë recetë përherë në raste të gëzueshme familjare por edhe gjatë fundjavave kur të gjithë kanë mundësi të bashkohen në familje.

Nga kuzhina tradicionale tek ajo moderne e ditëve të sotme, kjo ëmbëlsirë vijon ta ruajë identitetin e saj.

Amvisat në shumë raste kombinojnë këtë ëmbëlsirë duke shtuar të tjerë përbërës që i shtojnë asaj edhe më shumë shije dhe aromë.

AgroWeb.org sjell një recetë të shijshme të revanisë me shurup portokalli, krejt lehtë për t’u përgatitur në shtëpi si një alternativë fantastike për të shoqëruar dhe ëmbëlsuar drekat apo darkat në familje.

Përbërësit

1 gotë me miell gruri

½ gotë me sheqer

1 gotë me miell misri për ëmbëlsira

4 vezë

1 gotë vaj

1 pako pluhur pjekës (e gjeni në markete)

200 gr kos

2 vanilje

2 lugë mjaltë

lekurë portokalli

Përgatitja e sherbetit

2 gota ujë

2 gota sheqer

1 gotë uji me lëng portokalli

(I ziejmë të gjitha bashkë për 10 min dhe i heqim mënjanë që të ftohet)

Përgatitja Krejt Lehtë në Shtëpi:

Në një tas të madh të bollshëm rrahim vezët.

Më pas shtojmë sheqerin dhe mjaltin dhe vijojmë rrahjen edhe për 5 minuta.

Në vijim, shtojmë vajin, kosin, si dhe lëkurën e portokallit.

Në një tas tjetër, hedhim miellin e misrit për ëmbëlsira dhe atë të grurit, hedhim gjithashtu edhe pluhurin pjekës dhe vaniljen.

I përzjejmë të gjitha bashkë dhe i shtojmë tek masa e vezëve.

I rrahim për 2-3 minuta të gjitha bashkë dhe e hedhim të gjithë masën në tepsi.

Ëmbëlsirën e fusim në pjekje në furrë, në temperaturën 170 gradë.

E lëmë të piqet për 35 minuta derisa merr në sipërfaqe ngjyrë të kuqërremtë.

Sapo e nxjerrim nga furra, i hedhim sherbetin e vakët.

Në mënyrë që të përthithë të gjithë masën e sherbetit sa më mirë e shërbejmë tre orë pasi i kemi hedhur sherbetin.

Për Përgatitjen e Sherbetin

Shtoni, ujin, lëngun e portokallit dhesheqerin, përjzeheni dhe lëreni tëmarrë valë derisa masa të trashet pak në formën e shurupit.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Dërgesa të reja të armëve vijnë për forcat e Haftarit

Gjeneral Abdulhadi Dirah, zëdhënësi i njësisë së përbashkët të operacioneve Sirte-Jufra të ushtrisë libiane, tha se duke mbajtur municion ushtarak, aeroplanët e...

Ministri i punëve të brendshme të Indisë pozitiv në COVID-19

Ministri i punëve të brendshme të Indisë, Amit Shah, tha sot se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19)...

Libi, 55 migrantë të parregullt ndalohen në bregdetin e Mesdheut

Të paktën 55 migrantë të parregullt të kombësive të ndryshme janë ndaluar në bregdetin e Detit Mesdhe të Libisë, njoftoi sot Ministria...

Pandemia detyron Kaliforninë të lirojë 8 mijë të burgosur

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i bashkisë së Los Anxhelosit Eric Garcetti njoftoi se mund të...

Itali/ Tetë humbje jete dhe 239 raste të reja në 24 orë

Italia ka regjistruar 239 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën, një shifër...