Mish Viçi me Qumësht

Mos i humb

Irani i tregon forcën SHBA-së, i lëshon raketë kopjes së avion mbajtësve amerikane

Garda Revolucionare Paraushtarake e Iranit ka gjuajtur një raketë nga një helikopter me shënjestër ndaj një kopje të avion mbajtësve amerikane në...

Republika Çeke regjistron më shumë se 16 mijë infeksione Covid

Rastet e Covid-19 në Republikën Ceke kanë tejkaluar 16,000 ndërsa vazhdon përhapja e pandemisë. Vendi i Europës qendrore me...

Tragjedi për Kurban Bajram në Afganistan, makina bombë shpërthen gjatë festimeve, 17 të vdekur

Një shpërthim me makina ka ndodhur gjatë festimeve të Kurban Bajramit në provincën Logar në Afganistan. Besimtarët myslimanë ishin...

Shqipëri : Janë regjistruar 117 raste të reja dhe 4 vdekje nga covid-19 në 24 orët e fundit .

Është thelluar bilanci i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, ku brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Ndërkohë...

Mishi i viçit është një produkt që përdoret shpesh në kuzhinën e amvisave shqiptare.

Duke qenë se përmban një sasi të lartë vlerash ushqimore, mishi shndërron çdo pjatë në një burim energjie.

AgroWeb.org ju sjell një recetë të veçantë të përgatitjes së tij, e kështu ju mund të provoni diçka të shijshme e të shëndetshme.

Mishi i viçit i përgatitur me qumësht, është një recetë që mund të qëndrojë dhe si pjatë më vete, por dhe mund të kombinohet me gatime të tjera.

Përbërësit

1 kg mish viçi i ndarë në copa të vogla

4 lugë vaj ulliri

2 thelpinj hudhër të grirë

2 lugë majdanoz i grirë

Piper i bluar

Kripë

1 gotë qumësht

Gjysmë gote me lëng mishi

Përgatitja

Si fillim pastroni copat e mishit në mënyrë që të mos kenë dhjamëra.

Në një tenxhere të thellë AgroWeb.org ju këshillon që të shtoni vajin e ullirit dhe thelpinjtë e hudhrës.

Këtë tenxhere vendoseni në zjarr të avashtë, në mënyrë që vaji të mos digjet.

Pasi të keni shpëlarë copat e mishit, shtojini në tenxhere për t’u skuqur lehtë.

AgroWeb.org ju sugjeron që të mos i shtoni ujë, pasi mishi duhet të ziejë me lëngun e tij.

Marinojeni me kripë dhe piper, sasia e të cilëve është sipas dëshirës.

Kur mishi të ketë marrë pak shije, shtoni qumështin dhe lëngun e mishit, në pamundësi të së cilit mund të përdorni edhe thjesht ujë.

Diçka e tillë do ta lejojë mishin të përthithë erëzat që nevojiten në recetë.

Kini kujdes pasi copat e mishit nuk duhen të mbulohen nga lëngu i tyre.

Mbulojeni pjesërisht me kapak dhe ziejeni në zjarr të ngadaltë, duke e përzierë shpesh, pasi qumështi tenton të ngjitet.

Kur salca të jetë mpiksur, do të jetë formuar një krem i dendur, në këtë moment shtoni majdanozin e grirë hollë.

Shërbeheni të ngrohtë në një pjatancë duke e spërkatur me hudhra të shtypura.

Kjo pjatë është perfekte për ta shoqëruar me oriz, sallata me perime të stinës si dhe me perime të pjekura në furrë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rast frymëzues, fëmijët mbledhin 41 mijë euro për të uriturit

Rreth 80 përqind e popullsisë në Jemen po vuan nga uria, dhe njerëzit kanë nevojë për ndihma humanitare për të mbijetuar.

Dërgesa të reja të armëve vijnë për forcat e Haftarit

Gjeneral Abdulhadi Dirah, zëdhënësi i njësisë së përbashkët të operacioneve Sirte-Jufra të ushtrisë libiane, tha se duke mbajtur municion ushtarak, aeroplanët e...

Ministri i punëve të brendshme të Indisë pozitiv në COVID-19

Ministri i punëve të brendshme të Indisë, Amit Shah, tha sot se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19)...

Libi, 55 migrantë të parregullt ndalohen në bregdetin e Mesdheut

Të paktën 55 migrantë të parregullt të kombësive të ndryshme janë ndaluar në bregdetin e Detit Mesdhe të Libisë, njoftoi sot Ministria...

Pandemia detyron Kaliforninë të lirojë 8 mijë të burgosur

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i bashkisë së Los Anxhelosit Eric Garcetti njoftoi se mund të...