Rexhep Selimi i frikësohet Gjykatës Speciale

Mos i humb

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se i ka marrë seriozisht deklaratat e ambasadorëve, Greg Delwaie dhe Ruairi O’Connell në ditën kur u iniciua një shfuqizim i Gjykatës Speciale.

“I kam dëgjuar deklaratat e ambasadorit amerikan dhe atij britanik, por ata nuk thanë në 2015 që nëse nuk e votoni ajo do të jetë nata më e rrezikshme. Më 26 korrik nuk u votua dhe nuk e thanë këtë. E kam marrë seriozisht deklarimin e tyre, por unë nuk bëjë kompromis në diçka që është e padrejtë për Kosovën dhe UÇK-në”, tha Selimi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Pse thanë thikë pas shpine nuk iu adresuan LVV-së. Thika pas shpine i bjen prerje bese. Nuk i kemi prerë në besë, pasi ne kemi qenë dhe jemi kundër”, tha ai.

Nëse i frikësohet Gjykatës Speciale, Selimi është përgjigjur: “I frikësohen Gjykatës Speciale, jo për fatin tim, por që do të jetë e padrejtë për Kosovën”.

“Nuk iu kam frikuar si drejtësi, por si padrejtësi. Kjo gjykatë po themelohet mbi pretendimin se kemi bërë spastrim etnik dhe se UÇK ka qenë përgjegjëse për diçka të tillë. Se kam problemin për individët”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit