Zaev: Është e nevojshme pjesëmarrja e opozitës në procesin e reformave

Mos i humb

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot pasdite ka realizuar takim me kryetarin e ri të OBRM-PDUKM-së, me të cilin kanë diskutuar për temat aktuale në vend.

Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook njofton se me Mickoskin kanë pasur dialog konstruktiv, edhe pse siç thotë për disa tema kanë pasur mendime të ndryshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“U pajtuam se është e nevojshme pjesëmarrja e opozitës në proceset reformatore dhe së bashku konstatuam se rruga e Maqedonisë është në BE dhe NATO dhe për këtë është e nevojshme angazhimi i të gjitha subjekteve politike, si në pushtet, poashtu edhe në opozitë”, shkruan Zaev./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit