Rexhep Selimi: Kosova në rrezik nga kreu i saj

Mos i humb

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ku ka akuzuar Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti për financime të dyshimta.

Ja postimi i tij:

Situata eshte serioze. Thaci, pasi qe e solli Kosoven ne krize politike, ekonomike dhe te sigurise, ai tashme eshte edhe vete ne krize.a E pash sot daljen e tij para medias. Deklaratat e tij te shthurura tashme nuk po ia arrin as t’i kontrolloje dot. Ky njeri sot shpertheu me genjeshtra ndaj Vetevendosjes dhe Kryetarit te saj Kurti. Nuk me shqeteson permbajta e genjeshtrave te tij, por duhet te na shqetesoje qellimi i tij. Ai me shume foli per Albinin sesa per temen qe i kishte thirrur gazetaret. Ne te vertete, Albini nuk e ka obsesion Thacin, sic tha ai. Problemi eshte qe Thaci eshte president dhe i cili e ka makth Albinin, ani se ky s’eshte ne pushtet.

Qellimi dhe cmenduria e Thacit e kthejne ate ne nje monstrum nga i cili duhet ta mbrojme Kosoven ne radhe te pare. Nga nje president i keq, ky njeri tash me eshte bere person i rrezikshem per Kosoven. Ai nuk kursen asgje per te arritur deri te qellimet e tij te erreta, as ne e as Kosoven.

Foli edhe per mua. Tha qe me “paska kursyer” Haradinaj. E dini cfare!? – Mos me kurseni, sepse nuk me beni nder!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit