Rezolutë për ndërhyrjen e të huajve në zgjedhje, Gent Strazimiri “ironizon” dhe pyet mxhorancën: Ka dalë tjetër dosje veç 339 dhe 184?

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla depozitoi këtë të martë në Kuvend një projekt-rezolutë, përmes të cilës synohet parandalimi i ndërhyrjeve të huaja në proceset elektorale në vend.

Pas kësaj nisme të maxhorancës, ka reaguar menjëherë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri. Me një shënim në “Facebook”, Gent Strazimiri ironizon veprimin e maxhorancës, ndërsa shtron pyetjen se kush ka dalë i huaj nga ato që janë kapur duke ndërhyrë në zgjedhje si “Babloki? Damiani? Ulsiu? Gjushi? Niçja? Shullazi? Bajrajt? apo dhe Habilajt”.

“Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje” …?!?Kush ka dalë “i huaj” nga ata që janë kapur duke ndërhyrë në zgjedhje: Babloki? Damiani? Ulsiu? Gjushi? Niçja? Shullazi? Bajrajt? Habilajt?Apo ka dalë ndonjë dosje tjetër veç “339” dhe “184”??”-shkruan Strazimiri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit