Ribashkohen liderët e protestës së 1 tetorit

Mos i humb

21 vjet pas protestës së 1 tetorit të vitit 1997, liderët që i prinë asaj janë bërë bashkë sërish, për të parën herë.

Ka qenë pikërisht përvjetori i protestës së 1 tetorit 1997, që i ka ribashkuar liderët e lëvizjes studentore të Universitetit të Prishtinës. Bujar Dugolli, Albin Kurti, Muhamed Mavraj, Driton Lajçi dhe Milot Cakaj, kanë qenë së bashku për të bërë homazhe te varri i ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovcit, që atë kohë kishte përkrahur dhe ju ishte bashkuar studentëve në protestën e 1 tetorit.

Rrugët e ndryshme politike që këta ish-liderë studentorë kanë ndjekur në vitet e pas luftës, kanë bërë që ata të jenë të ndarë edhe gjatë përkujtimit të protestës së 1 tetorit deri në këtë përvjetor./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit