Riformatimi i qeverisë, pritet largimi i katër drejtorëve nga Zaev

Mos i humb

Si pjesë e riformatimit të qeverisë, kryeministri Zoran Zaev ka ndërmend të shkarkojë edhe së paku katër drejtorë të ndërmarrjeve të rëndësishme publike, shkruan A1on.

Mes tyre është edhe drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Zran Kitanov. Edhe pse konsiderohet si njeri i afërt i Zaevit, që e gazifikoi Strumicën, megjithatë Kitanov nuk është gjetur në funksionin e ri dhe nuk ka arritur të pastrojë krimet e drjtuesve të mëparshëm.

Mes drejtorëve që pritet të shkarkohen është edhe Dragi Minovski, drejtor në ELEM. Edhe pse konsiderohej si profesionit mjaft i shkolluar, sipas burimeve partiake në LSDM, nuk i ka plotësuar pritjet dhe nuk ka lëvizur asgjë në këtë ndërmarrje.
A1on përmend edhe emerin e drejtorit të doganave Gjoko Tanasoski, në mesin e “kandidatëve” për rikonstruim, për shkak se tani gjashtë muaj nuk ka arritur të përballet me strukturat e korruptuara në doganë. Në listë gjendet edhe Zoran Gjorgjiev, drejtor i NP “Pyjet e Maqedonisë”, sepse nuk ka zgjidhur problemet e vjetra dhe gjatë dimrit kishte mungesë të drunjve për ngrohje.
Pakënaqësi ekzistojnë edhe nga puna e ushtruesit të detyrës drejtor në Fondin e Shëndetëisë, Den Donçev.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit