Rihetim i pjesshëm administrativ për Edmond Islamajn

Mos i humb

Një hetim i ri administrativ, i pjesshëm, është urdhëruar të hapet për pasuritë e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.

Vendimi është marrë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku mbërritën edhe 4 denoncime të reja, pasi çështja kishte kaluar më parë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 dhjetor, në orën 10, e pritet të shqyrtojë pasuritë tokë kullotë në Karpen. Nga hetimi do të shqyrtohet dokumentacionin sesi ka kaluar kjo tokë nga pronë shtetërore në pronë private.

Gjithashtu, me dyshim shihen edhe 3 pasuri të bashkëjetueses, që të gjitha apartamente. Sikurse edhe pasuritë e të atit, nëse ka pasur apo jo mundësi financiare për t’i vënë ato./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit