Rikthehet bora, Ministria Infastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve

Mos i humb

Bora e cila u rikthye sot, ka zbardhur të gjitha rrugët në vend. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim rrugor.

“Përkundër reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë të kalueshme”, ka njoftuar ndër të tjera ministri Lekaj në profilin e tij zyrtarë.

Më tutje Lekaj njofton se të gjitha Kompanitë e kontraktuara janë gjatë gjithë kohës në terren për të iu siguruar qytetarëve rrugët e pastërta.

Ky është postimi i plotë:

Përkundër reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë të kalueshme. Kompanitë e kontraktuara dhe përgjegjësit nga Ministria, gjatë gjithë kohës janë në teren.

Ne jemi këtu për të siguruar rrugë të pastërta por ju qytetarë të nderuar përshtatjuni shpejtësisë dhe mos lëvizni pa pajisje dimërore!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit