Rikthim në shkollë mes frikës së Omicron, Evropa shtrëngon masat pas rritjes së infektimeve

Mos i humb

Mes frikës nga varianti Omicron, pas pushimeve dimërore, nxënësit në shumë shtete evropiane rikthehen në shkollë.

Edhe vitin 2022 ata e nisin nën masa të forta anti-COVID, të detyruar të mbajnë maska dhe distancën fizike.

Një rritje e lartë e të infektuarve në këtë fillim viti është raportuar edhe mes fëmijëve. Të paktën 14.000 raste me COVID-19 u raportuan nga Ministria greke e Arsimit.

Autoritetet kundërshtuan thirrjet e disa ekspertëve për të shtyrë nisjen e mësimit.

Pavarësisht nëse janë të vaksinuar nxënësit dhe mësuesit janë të detyruar të kenë edhe një test negativ.

I njëjti vendim është edhe në Austri. Fëmijët mund të hyjnë në klasa vetëm nëse kanë një test negativ COVID.

Edhe në Spanjë e Portugali prindërit shprehen të shqetësuar për shkak të Omicron.

“Është pak shqetësuese. Varianti është shumë më ngjitës, kështu që sjellja e fëmijëve në shkollë nuk është diçka që më bën të ndihem e sigurt. Edhe pse redukton simptomat, vaksina nuk ishte aq efektive për ne (të rriturit). Nuk e di nëse kthimi në shkollë ishte alternativa më e mirë”, thotë një prind.

Të detyruar të mbajnë maska, nxënësit në Itali shprehen të shqetësuar nga rritja e të infektuarve dhe se rikthimi në klasa mund të shtyhej.

“Nuk duhet anashkaluar mësimi online, edhe pse është një torturë, sepse në shkollë duhet të kesh kontakt me mësuesit”, shprehet një nxënës.

Sipas mediave në shtetin fqinj, rreth një në tre klasa do të jenë bosh dhe nxënësit do të duhet të ndjekin mësimet nga shtëpia.

Në bazë të rregullores, nëse ka një rast pozitiv në një klasë të shkollës së mesme, studentët e mbetur do të vazhdojnë të shkojnë në shkollë me maska FFP2 dhe duke treguar prova të një testi të ri negativ.

Për shkollën fillore, nëse ka dy raste, të gjithë nxënësit kalojnë në mësim në distancë. Italia nga kjo e hënë forcon masat kufizuese ku njerëzit do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit ose shërimit për të udhëtuar me trena, autobusë, aeroplanë ose për të hyrë në palestra, pishina dhe muzeu.

Shteti fqinj e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për qytetarët mbi 50 vjeç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit