Ringjalle zemrën

Mos i humb

Autori: Jasmin Muxhahid

Shtëpia Botuese: Furkan

Numri i faqeve: 246

‘Ringjalle zemrën’ është një manual për udhëtimin e zemrës brenda dhe jashtë oqeanit të kësaj bote.

Është një libër që të ndihmon ta mbrosh zemrën nga fundosja në thellësitë e këtij oqeani, libër që të gjen rrugëdalje në rast se ky oqean të gllabëron.

Një libër për shpengim, për shpresë e për rilindje.

Çdo zemër mund të shërohet dhe çdo çast mund ta afrojë njeriun më pranë rrugës transformuese.

‘Ringjalle zemrën’ ta ofron gjetjen e këtij çasti kur çdo gjë duket se ndalon dhe nuk të shkon për së mbari.

Të afron me gjetjen e zgjimit tënd.

Dhe pastaj rikthimit në një version më të mirë, më të vërtetë dhe më të lirë të vetes sate.

Mos lejoni që burimi i plotësimit tuaj të jetë kushdo tjetër veç lidhjes tuaj me Zotin.

Mos lejoni që përkufizimi juaj i suksesit, i dështimit ose i vetëvlerësimit të jetë ndonjë gjë tjetër veç pozicionit tuaj me Të.

Po vepruat kështu, bëheni të pathyeshëm, sepse lidhja juaj është e pathyeshme.

Bëheni të pamposhtur, sepse Përkrahësi juaj nuk mposhtet dot.

Dhe kurrë nuk do të ngeleni bosh, sepse burimi juaj i plotësimit është i pafund dhe nuk shteret kurrë.

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit