Kryesia e grupit të Rithemelimit në PD mori sot vendimin për nisjen e analizës së brendshme dhe thirrjen e Këshillit Kombëtar.
Në një njoftim për mediet, thuhet se “Partia Demokratike në mbledhjen e Kryesisë vendosi fillimin e procesit të analizës së saj të brendshme, ku u miratuan drejtimet dhe modalitetet që do të ndiqen”.
Po ashtu, në njoftim thuhet se Kryesia mori vendim gjithashtu të thërrasë ditën e premte në orën 19.00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar për miratimin e dokumenteve përkatëse.


