Rivalët e Libisë pajtohen për armëpushimin e thirrur nga Rusia dhe Turqia

Mos i humb

Forcat besnike ndaj gjeneralit Khalifa Haftar dhe qeverisë së Tripolit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, thanë se kanë arritur një marrëveshje për armëpushim.

Ushtria Kombëtare e Libisë tha se armëpushimi do të fllojë nga 12 janari.

“Çdo shkelje do të ketë pasoja të rënda”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Ahmed Mismari.

Në një adresim të tyre, thuhet se “si përgjigje ndaj presidentit turk dhe presidentit rus për armëpushim, kryesuesi i Këshillit Presidencial shpall armëpushim”, shkruan Rel.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi ka mirëpritur armëpushimin dhe ka bërë thirrje ndaj të gjitha palëve për të bërë përpjekje për dialog.

Forcat rebele, të udhëhequra nga gjenerali Khalifa Haftar, tash e sa muaj, janë në një ofensivë që synon marrjen e kontrollit të kryeqyetetit Tripoli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit