Robotët pjesë e ‘luftës’ kundër COVID-19 në Indi

Mos i humb

INDI– Invento Robotics me qendër në Bangalore në Indi ka krijuar robotë të posaçëm, me qëllim luftën kundër koronavirusit.

Robotët kanë filluar të shpërndahen në disa spitale të vendit duke e bërë më të lehtë punën e stafit mjekësor ashtu edhe më të gëzueshme jetën e pacientëve.

Ka disa lloje  robotësh me funksion të ndryshme që ka prodhuar kompania. Më i popullarizuar është “Mitra” që do të thotë mik në hindisht . Mitra është një robot tepër i veçantë i cili ka “fuqinë” të kujtoj emrat e pacientëve  përmes fytyrave të tyre, të lidhi pacientët me të dashurit e tyre përmes kamerës së vendosur në gjoksin e tij . Ceo i Invento Robotics thekson se Mitra mund të bëhet ndihmësi i mjekëve dhe infermierëve.

“Mitra mund të jetë ndihmësja e infermierit ose mjekut  t’u kujtojë atyre ilaçet”. thotë Balaji Visëanathan, CEO i Invento Robotics.

India është vendi i dytë në botë me numrin më të lart të rasteve të COVID-19 dhe duket sikur robotët janë një ndihmë kundër pandemisë në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit