Rouhani: Marrëveshja bërthamore që ofron BE-ja është zhgënjyese

Mos i humb

 

 

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani propozimin e Bashkimit Evropian për mbarëvajtjen e marrëveshjes bërthamore e ka përshkruar si zhgënjyes.

Sipas një kumtese të publikuar sot nga zyra e tij, Rouhani gjatë bisedimeve me Kancelaren gjermane Angela Merkel deklaroi se “propozimi nuk ka një mekanizëm të qartë për vazhdimin e bashkëpunimit”. Ai shtoi se propozimi përmban vetëm “disa detyrime të përgjithshme”.

Pavarësisht kësaj, presidenti iranian ka thënë se Teherani vazhdon të jetë i gatshëm për bashkëpunim me Evropën, varësisht nga rezultati i takimit të ministrave të premten në Vjenë ku do të diskutohet për të ardhmen e marrëveshjes.

Merkel ka potencuar nevojën për vazhdimin e bisedimeve, duke konfirmuar dëshirën e BE-së që kjo marrëveshje të mbetet e “pa prekur”

Në maj presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi SHBA-të nga marrëveshja e cila u nënshkrua në vitin 2015 në mes të Iranit nga njëra anë dhe Grupit 5+1 (Gjermanisë dhe pesë anëtarëve të përhershme të KS OKB-së: Britanisë së Madhe, Kinës, Francës, Rusisë dhe SHBA-së) nga ana tjetër.

Vendet tjera nënshkruese konsiderojnë se marrëveshja në formën e saj të tanishme është mënyra më mirë për kufizimin e programit bërthamor të Iranit. Marrëveshja ka vendosur kufizime mbi programin bërthamor të iranit, ndërsa si kundërpërgjigje janë hequr sanksionet ndaj Iranit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit