Rrahën për spital shqiptarin para finales, lihen në burg për 15 ditë dy tifozët holandezë

Mos i humb

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” 15 ditë në burg do të qëndrojnë dy tifozët holandezëqë u përfshinë në një sherr në rrugën e Barrikadave para finales së Conference League.

Ata goditën me sende të forta dhe karrige, një shqiptar që mori dëmtime në kokë dhe përfundoi në spital.

Ngjarja në fjalë ndodhi një natë para finales së Conference League mes ekipit të Romës dhe Feyenoord-it holandez.

Dy holandezët goditën me grushte, shqelma dhe karrige 48-vjeçarin, ndërsa më pas përfunduan pas hekurave. Ata akuzohen për plagosje të rëndë me dashje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit