Rregulloi defektin tre ditë para ngjarjes, por nuk kreu kontrollin teknik të ashensorit, Prokuroria kërkon burg për 44-vjeçarin

Mos i humb

Gjykata e Tiranës do të vendosë sot për fatin e Dëfrim Shabanit, teknikut të ashensorit që ra disa ditë më parë në një pallat tek zona e Astirit.

Mësohet se  Prokuroria ka kërkuar për Shabanin arrest me burg me afat 1 muaj.

Sipas prokurorisë, në lidhje me ngjarjen janë pyetur dhe dy personat që akuzohen për ngjarjen në fjalë shtetasit Dëfrim dhe Dritan Shabani të cilët fillimisht kanë dhënë shpjegime si persona që tregojnë ngjarjen dhe më pas janë pyetur në cilësinë e personave ndaj të cilit zhvillohen hetimet.

44-vjeçari i arrestuar Dëfrim Shabani ka shpjeguar se ka qenë tek ashensori para tre ditësh për një defekt që ka pasur të cilin sipas tij e ka riparuar, por nuk ka bërë kontrollin teknik të ashensori.

Pritet që ashensori t’i nënshtrohet ekspertimit nga ekspertë të fushës me qëllim përcaktimin e shkakut të ngjarjes.

Shabani akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës së 11 shtatorit, ku si pasojë e shkëputjes së ashensorit u plagosën dy persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit