Rrëshqitje dherash nga reshjet, bllokohet rruga Kukës-Peshkopi

Mos i humb

 

Aksi rrugor Kukës-Peshkopi është bllokuar për disa orë pasditen e së enjtes si pasojë e rrëshqitjeve masive të dherave, pas reshjeve të dendura që ranë gjatë kësaj kohe në verilindje.

Si pasojë e rrëshqitjeve, dhjetëra automjete mbetën të bllokuara në dy anët e rrugës që lidh fshatrat Bushtricë dhe Ujmisht. Përveç rrëshqitjes së dherave nga shpatet e rrugës, reshjet kanë sjellë edhe probleme me çarjen e asfaltit.

Banorët e zonës pohojnë se aty pranë ndodhet një përrua që ka dalë nga shtrati dhe të gjitha inertet që ka grumbulluar i ka nxjerrë në sipërfaqe të rrugës.

Po ashtu, nga reshjet është çarë edhe tubacioni që ndodhet poshtë asfaltit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit