Rreth 9.5 milion euro u ndanë nga MSH për trajtimin e pacientëve jashtë vendit, asnjë në Serbi

Mos i humb

Ish-ministri serb i ekonomisë, Dragan Marshiqanin, ditë më parë i ka bërë thirrje të gjithë mjekëve serb që të mos i trajtojnë pacientët kosovarë të cilët vuajnë nga kanceri. Por, nga zyra e komunikimit me publikun e Ministrisë së Shëndetësisë e kanë mohuar një gjë të tillë. Ata kanë thënë se asnjë pacient nga Kosova nuk dërgohet në Serbi për trajtim.

Përgjatë një viti në dyert e Ministrisë së Shëndetësisë kanë trokitur një numër i madh i pacientëve për të kërkuar ndihmë nga ministria që të dërgohen për shërim jashtë vendit.

KosovaPost, ka kontaktuar zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nga të cilët është njoftuar se gjatë vitit 2018 kanë aplikuar gjithsej 1.432 pacientë. Për aplikuesit, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore mbulon vlerën deri në 30 mijë euro, ndërsa për të miturit shpenzimet mbulohen 100%.

“Gjatë vitit 2018 gjithsejtë kanë aplikuar 1.432 raste/pacientë, ku prinë këto klinika me referimet e tyre: Shumën e përcakton lloji i sëmundjes dhe mosha e pacientit. Për personat mbi 18 vjeç, MSh, përmes programit për trajtim jashtë vendit nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, mbulon deri në 30 mijë euro shpenzimet mjekësore. Kurse, për personat e mitur, shpenzimet mbulohen 100 për qind”, thanë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Në mesin e listës së pritjeve të pacientëve prinë Klinika e Syve, Klinika e Ortopedisë, Klinika e Pediatrisë, Klinika e Onkologjisë etj…

Shuma e shpenzuar për të gjithë pacientët e dërguar jashtë vendit shkon në 9,450,045.08 €.

Pacientët të cilët aplikojnë për trajtim jashtë vendit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë mundësi të dërgohen në Turqi, Maqedoni, Shqipëri si dhe në disa vende të Bashkimit Evropian.

“Vendet më të shpeshta ku dërgohen pacientët për trajtim jashtë vendit janë: Turqia, Shqipëria, Maqedonia, por edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian”, njoftuan nga MSH.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit