Rrëzohet kërkesa e opozitës për Komisionin Hetimor për udhëtimet e kryeministrit

Mos i humb

Kuvendi miratoi sot, mes debatesh, projektligjet në rendin e ditës, ndërsa rrëzoi me 71 vota kundër kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë, nga data 10.9.2013 deri në tetor të 2022.

Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, që kishin si synim kryesor reflektimin në kahun e të ardhurave të një rritjeje, në masën rreth 1.5 miliardë lekë, si rezultat i performancës së kënaqshme të derdhjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe alokimin e një shtese fondi prej rreth 7.8 miliardë lekë në zërin “Fondi rezervë“, me qëllim akordimin e një mbështetjeje financiare të menjëhershme për përballimin e inflacionit të luftës për disa kategori, në kuadër të mbylljes së vitit 2022.
Përmes këtij fondi u mbështetën rreth 1 milion qytetarë në përpjekje për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre.

Me 71 vota pro, Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për gazet serrë të fluorinuara“, si dhe atë “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare të HongKongut për Riciklimin e Sigurt dhe Mjedisor të Anijeve, 2009”.

Me 72 vota u miratuan edhe 2 rezolutat, ajo për rritjen e përgjithshme dhe ajo për rritjen selective të kapitalit GCI” dhe nr.664 “Rritja selektive e kapitalit SCI”, të vitit 2018, të Këshillit të Guvernatorëve të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim”.

Po ashtu, në seancën e stome me shumicë votash u miratua edhe plani vjetor i statistikave zyrtare për periudhën 2022-2026.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit