Rrëzohet një avion F-15 në Okinawa të Japonisë

Mos i humb

 

Një avion ushtarak i forcave ajrore amerikane F-15 është rrëzuar në hapësirën detare të ishullit Okinawa, në jug të Japonisë.

Forcat speciale ajrore mbrojtëse të Japonisë dhe ushtria amerikane njoftuan se në orët e mëngjesit avioni ushtarak F-15 i cili flututoi nga baza ajrore amerikane Kadena në Okinawa, u rrëzua 80 kilometra nga ishulli.

Piloti doli nga avioni me parashutë dhe shpëtoi, lajmëroi agjencia e lajmeve Kyodo.

Deri te fatkeqësia erdhi gjatë një fluturimi rutinor për stërvitje, ndërsa gjendja e pilotit, të cilin e shpëtuan shërbimet japoneze të shpëtimit, është e mirë.

Zyrtarët japonezë janë të brengosur për shkak të fatkeqësive të shpeshta ajrore të helikopterëve dhe avionëve në afërsi të bazave amerikane në Japoni dhe rreziqet që ato paraqesin për jetën e civilëve.

Ministri i Mbrojtjes i Japonisë Itsunori Onodera kërkoi ndërmarrjen e masave të domosdoshme të sigurisë dhe paralajmëroi ushtrinë amerikane që të punojë në parandalimin e ngjarjeve të ngjashme.

“Avionët ushtarak amerikanë shpesh herë janë shkaktarë të fatkeqësve. Nga aleati ynë kërkojmë që të ndërmarrë masa për sigurinë e fluturimeve”, tha Odonera.

Takeshi Onaga, guvernatori i Okinawa-s, deklaroi se nëse incidente të ngjashme vazhdojnë të ndodhin, japonezët nuk do të përmbushin detyrat ndaj fëmijëve dhe gjeneratave të ardhshme.

“Nuk mendoj se ekziston ndonjë vend tjetër i zhvilluar që përballet me një problem të tillë”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit