Rrëzohet një helikopter ushtarak i regjimit të Asadit në Idlib

Mos i humb

Një helikopter i regjimit të Asadit është rrëzuar në pjesën perëndimore që qendrës Seraqib të cilën opozitarët në qytetin Idlib të Sirisë po përpiqen ta rimarrin nga regjimi i Asadit, (AA).

Opozitarët ushtarakë në vijën e frontit në fshatin Afis në veri të zonës Neryab në perëndim të qendrës së rajonit Seraqib shkatërruan 2 tanke të regjimit si dhe konfiksuan 1 tank dhe një kundërajror 23 mm.

Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij në fillim të muajit nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë morën nën kontroll disa fshatra përfshirë zonat Afis, Neryab dhe qendrën e rajonit Seraqib.

– Nuk u zbatuan marrëveshjet e Astanas dhe Soçit

Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit.

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, më përjashtim të Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre.

Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarr në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve në afërsi të kufirit me Turqinë që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milionë e 767 mijë persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit