Rriten rastet me COVID në Poloni, deri në mesin e muajit shkurt pritet të regjistrohen 60 mijë infektime

Mos i humb

Një rritje e rasteve me koronavirus është paralajmëruar edhe në Poloni.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se deri në mesin e muajit shkurt vendi mund të regjistrojë deri në 60,000 raste të reja me COVID-19.

Zëvendësministri i shëndetësisë, Waldemar Kraska theksoi se varianti Omicron aktualisht përbën 19% të mostrave në mbarë vendin.

Ai gjithashtu theksoi se personat e pavaksinuar janë më të rrezikuar ndaj Covid-19.

Gjithashtu edhe ministri i Shëndetësisë , Adam Niedzielski paralajmëroi një rritje të infeksioneve me koronavirus, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit.

‘Duhet të themi se vala e pestë po bëhet fakt duke arritur në 120, 000 raste të reja ditore’, tha më tej Niedzielski.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit