Rritet në 20 numri i viktimave nga përmbytjet në Europë

Mos i humb

Është rritur në 20 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe stuhitë në vendet evropiane si: Rumani, Austri, Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki.

Reshjet e dendura dhe stuhitë që goditën Evropën kanë shkaktuar përmbytje në përmasa të gjera në të gjithë kontinentin, ndërsa sa vjen e rritet numri i personave që kanë humbur jetën.

Në Rumani ka shkuar në 7 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet. Ndërsa në Austri ka shkuar në 5, në Çeki në 3 dhe në Poloni është rritur në 5 numri i personave që kanë humbur jetën.

Situata është më e keqe sesa pritej

Në Hungari dhe Poloni janë mobilizuat ushtarët për të përforcuar argjinaturat e lumenjve me thasë rëre. Shumë ndërtesa historike në të dy vendet janë mbyllur përkohësisht.

Qeveria në Poloni shpalli gjendje të “fatkeqësisë natyrore” në rajonet jugore më të goditura nga përmbytjet.

Gjithashtu edhe qytetarët në Hungari, Poloni dhe Çeki morën pjesë vullnetarisht në përpjekjet për luftimin me përmbytjet, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar.

Ndërkohë nga vendet evropiane të prekura nga përmbytjet kanë ardhur deklarata se situata ishte më e keqe se sa pritej. Në fotot në media shihet se qytetarët janë evakuuar me ndihmën e varkave dhe se shumë qytete janë përmbytur.

Shirat e dendur në Evropë pritet të përfshijnë edhe Italinë. Ka shqetësime se reshjet brenda një jave mund të shkaktojnë përmbytje në vendet e Ballkanit Perëndimor si në Serbi, Kroaci dhe Slloveni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit