Rritet në 51 numri i të vdekurve në Maqedoni e Veriut

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmoi 2 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend është rritur në 51

Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19 me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me koronavirus në vend arrin në 1.207.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 15 pacientë të shëruar me çka numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut arrin në 179.  

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 314 teste. Me këtë që nga paraqitja e epidemisë në vend janë kryer gjithsej 11.870 teste për COVID-19.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë kohës së fundjavës, përfshirë edhe të hënën, gjegjësisht nga e premtja, 17 prill nga ora 16:00 deri të martën, 21 prill në orën 05:00, në territorin e gjithë vendit për shkak të festave të Pashkëve. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit