Rritet numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi

Mos i humb

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se me 2.861 raste të reja të konfirmuara, numri i të infektuarve në Turqi është në 107.773.

Siç njoftoi ai, deri më tani në Turqi janë shëruar gjithsej 25.582 pacientë, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë 3.845 pacientë.

Koca njoftoi se gjithsej 38.308 teste janë kryer në 24 orët e fundit, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 868.565.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.8 milionë, me rreth 200 mijë të vdekur dhe rreth 800 mijë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit