Rritet numri i vdekjeve në Belgjikë

Mos i humb

Me 1.313 raste të reja në 24 orët e fundit arrin në 38.496 numri i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) në Belgjikë.

Në një deklaratë nga Qendra e Krizës në Belgjikë thuhet se me 1.313 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 38.496 ndërsa me 230 vdekjet e reja numri i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5.683.

Gjithashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit në vend 265 persona janë shtruar në spital ndërsa 409 persona janë shëruar.

Numri i personave në kujdes intensiv është zvogëluar me 38 persona duke u ulur në 1.081.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit