Qeveria Izraele lehtëson disa masa kundër koronavirusit .

Mos i humb

Izraeli lehtësoi disa nga masat e izolimit që synojnë të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Tashmë 30% e të punësuarve lejohen të kthehen në vendet e punës, krahasuar me 15% më parë.

Sporti lejohet brenda një rrezeje prej 500 metrash rreth shtëpive dhe jo 100 si ishte më parë.

Maskat për fytyrën janë ende të detyrueshme. Kushdo që shihet në rrugë pa maskë rrezikon gjobë 200 shekel izraelite (56 dollarë).

Kryeministri, Benjamin Netanyahu deklaroi dje se lehtësimi i masave ishte i mundur, pasi përhapja e virusit po ngadalësohej. Në një konferencë televizive ai deklaroi se Izraeli ishte më mirë se vendet e tjera.

“Ne kemi një nga nivelet më të ulët të vdekjeve”, shtoi ai.

Kabineti i kryeministrit miratoi masat përmes një videokonferencë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit