Rritet numri i viktimave nga luftimet në Tripoli

Mos i humb

Të paktën 205 njerëz janë vrarë gjatë konfliktit në Tripoli dhe në rrethinat e tij, konfirmoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në një deklaratë të publikuar në profilin e OBSH-së në rrjetet sociale theksohet se që nga fillimi i luftimeve më 4 prill, janë vrarë të paktën 205 njerëz dhe 913 janë plagosur.

Gjithashtu theksohet se Tripoli është duke u përballur me konfliktet më të përgjakshme që nga viti 2014.

Khalifa Haftar, një komandant ushtarak i bazuar në Libinë lindore, nisi një fushatë ushtarake më 4 prill me një plan ambicioz për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku ndodhet selia e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Libia është e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur u vra Muamar Gadafi në një kryengritje të përgjakshme me mbështetjen e NATO-s.

Që atëherë, ndarjet e ashpra politike në vend kanë çuar në formimin e dy qeverive rivale, një në Libinë lindore, me të cilën udhëheq Haftar dhe tjetra në Tripoli, e cila ka mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit