Rritja e shifrave të COVID-19 në Shqipëri, Vasili: 4 herë më të larta se vjet në të njëjtën periudhë, premisat për përkeqësim janë qartazi negative

Mos i humb

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili paralajmëron se me shumë gjasa situata e COVID-19 në Shqipëri do të përkeqësohet edhe më tej.

Vasili thotë se edhe dy javë ndajnë nga vjeshta dhe momentalisht Shqipëria ka shifra katër herë më të larta se në të njëjtën periudhë në 2020.

Po ashtu, ai akuzon kryeministrin Rama që nuk po merret me pandeminë, por bën tallava mediatike për afganët.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Corona trondit shqiptaret,Rama ben tallava mediatike per afganet!

477 raste pozitive dje dhe 3 humbje jete nga Covid.

Rritja eshte teper serioze dhe shqetesuese.

Situata po pershkallezohet nderkohe per kryeministrin shqiptaret nuk ekzistojne fare dhe flet vetem per afganet.

Te gjithe vendet prane nesh duke filluar nga Kosova po adaptojne masa dhe personel mjeksor shtese per te perballuar situaten.

Vetem dy jave na ndajne nga fillimi i vjeshtessi stine problematike, nderkohe shifrat jane kater here me te larta se vjet ne te njejten periudhe.

Premisat per nje perkeqesim jane qartazi negative.

Media vazhdon te percjelle si rutine shifrat, qe rriten dita dites nderkohe qe duhet sensibilizim maksimal.

Sensibilimi kur gjithshka eshte bere fakt i kryer s’ka asnje vlere.

S’kemi kryeminister, por thjesht nje llafazan te fryre, qe mendon se do udheheqe gjithe dynjane.

Corona eshte provuar qe nuk fal!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit