Rruga Ballaban-Berat, hapet traseja në Lotin 3

Mos i humb

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Ballaban-Berat po ecin me ritme të shpejta pasi në Lotin e 3 është hapur traseja dhe po vijon puna për ndërtimin e veprave të artit.

Zv/Kryeministrja Balluku dhe ministrja Kumbaro vizituan nga afër këtë kantier tepër të rëndësishëm për zonën.

“Kjo do jetë një rrugë shumë e rëndësishme për zhvillimin bujqësor dhe atë turistik. Është një krahinë e jashtëzakonshme përsa i përket bukurive natyrore dhe duhet pasur parasysh që rruga Berat-Ballaban kalon përmes Beratit, Skraparit, Përmetit dhe Tepelenës, kështu që prekim dhe rajone të rëndësishme si të zhvillimit bujqësor ashtu dhe të zhvillimit turistik.”

Ministrja Kumbaro tha se modeli i agroturizmit është një mundësi reale për zonën pasi ofron të gjitha resurset e nevojshme dhe infrastruktura rrugore është e rëndësishme.

“Përveç banorëve të Përmet, Këlcyrës, Memaliajt, Tepelenës, të cilët janë përdorues të këtij aksi, numri i turistëve gjithmonë e më shumë po shtohet. Ajo që është më e rëndësishme është që banorët do të vazhdojnë të rrijnë sepse nëse ne ua çojmë turistët, konsumatorët. Falë kësaj infrastrukture do të ketë një zhvillim ekonomik edhe ka mjaft banorë, djem të rinj të kësaj zone, që jetojnë në Tiranë dhe në frymën e agroturizmit që ne kemi nxitur, duan të kthehen të investojnë nëpër fshatrat e tyre, në shtëpitë e  prindërve.”

Aksi rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej 58 km, lidh qarkun e Beratit me të Gjirokastrës dhe ka një numër të madh fshatrash e me ndërtimin e këtij aksi do të jenë më të ndërlidhura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit