Struktura do të lidh qytetin rus të Blagoveshchensk me atë të Heihe në territorin kinez, në lumin Amur, ndërsa në inaugurim morën pjesë disa figura të larta nga Moska dhe Pekini. “Ceremonia” u shty për dy vjet për shkak të koronavirusit.

Sipas raportimeve nga agjencitë ruse, ajo është e hapur për trafikun e mallrave dhe do të jetë në gjendje të kalojë tranzit më shumë se 600 kamionë në ditë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Deri më tani, transporti tregtar ndërmjet dy qyteteve garantohej me varka të lëvizshme. Ura është një kilometër e gjatë dhe ka kushtuar 18.8 miliardë rubla (318 milionë euro) për seksionin rus.

Kur të jetë plotësisht funksionale, ajo do të garantojë kalimin e një milion ton mallrave në vit, ndërsa për momentin nuk lejohet qarkullimi i pasagjerëve, për shkak të kufizimeve të lëvizjes prej Covid-19.

Objekti është pjesë e iniciativës ambicioze “Belt and Road” për një Rrugë të Re të Mëndafshit, e cila synon të krijojë një hapësirë ​​logjistike dhe teknologjike euroaziatike me qendër rreth Kinës, ndërsa ky projekt ka edhe konotacione të forta gjeopolitike.