Rruga Elbasan-Lekaj, PD: U skualifikuan ofertat më të ulëta

Mos i humb

Partia Demokratike deklaron se 6 procedura janë zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII me vlerë limit në total rreth 150 milionë euro.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, teksa përmendi operatorët fituese, nënvizoi se në çdo rast u skualifikuan ofertat më të ulëta duke shkaktuar një dëm ekonomik 21 milion euro.

Sipas Vangjelit “të gjithë operatorët e shpallur fitues janë investuar aktualisht në kontrata paralele në kundërshtim me vendimin “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi” i ndryshuar.

“Subjektet e licencuara në zbatim nuk mund të kualifikohen si fituese për punë publike të prokuruara sipas ligjit të prokurimit publik nëse janë fitues dhe/apo kanë në proces në të njëjtën kohë si kontraktor/nënkontraktor një investim sipas një kontrate të lidhur/apo në proces për t’u lidhur. Sikurse parashtruam nuk mori pjesë asnjë operator i huaj për shkak të afatit të pamjaftueshëm për ekuivalentimin e licencave”, theksoi Vangjeli.

Vangjeli ngriti pyetje edhe për drejtësinë në lidhje me shkeljet ligjore të kryera sipas saj nga ARRSH.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit