Rruga si “mollë sherri”, ja pse u qëllua me armë biznesmeni në Shkoder

Mos i humb

 

 

Një konflikt për motive pronësie për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një biznesmeni në Shkodër.

Xhevat Vataksi, sipërmarrës në sektorin e ndërtimeve, të hotelerisë dhe hekurudhave është qëlluar me 4 plumba pistolete pas sherrit me 43-vjeçarin Artur Lini, i cili është pronar i një lokali në Bërdicë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë me dije se ngjarja e rëndë ku mbeti i plagosur 60-vjeçari ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së djeshme në fshatin Darragjat, të njësisë administrative Dajç.

Menjëherë, pas sinjalizimit për plagosjen e biznesmenit, blutë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Gjithashtu, në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë e spitalit rajonal të Shkodrës, e cila ka bërë transportimin e të plagosurit.

Xhevat Vataksi ka marrë ndihmën e parë nga mjekët, të cilët e kanë futur në sallën e operacionit. Sipas burimeve spitalore, biznesmeni ka marrë katër plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit.

Pas operacionit në sallë, mjekët raportuan se i plagosuri ka arritur që të kalojë rrezikun për jetën, pavarësisht plagëve të marra. Ndërkaq, pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, blutë pohuan se është shpallur në kërkim autori i dyshuar i plagosjes dhe se po punohet për kapjen e tij.

Burime nga grupi hetimor sqaruan se Xhevat Vataksi mbeti i plagosur në afërsi të fshatit Darragjat, në rrugën Shkodër-Velipojë. Pas plagosjes, hetuesit e çështjes kanë dyshimet e para mbi ngjarjen e ndodhur. Sipas hetuesve të çështjes, shkak i plagosjes mund të jetë bërë një debat për pronësinë.

Firma e ndërtimit në pronësi të plagosurit është e kontraktuar për rikonstruksionit e lotit të parë në aksin Shkodër-Velipojë. Konkretisht, 60-vjeçari Vataksi ka pjesën nga Bërdica deri në fshatin Trush.  Kjo është një pjesë rruge, e cila nga ajo e vjetra sipas projektit do të devijohet për të shkurtuar distancën. Edhe më përpara banorët e kësaj zone kanë pasur debate të ndryshme.

Disa pretendojnë të marrin shpronësime, sepse rruga e Velipojës në atë pjesë duhet të kalojë në tokat e tyre, ndërsa disa të tjerë kërkojnë një ndryshim të projektit pikërisht për të mos prekur pasuritë që kanë. Autori i dyshuar, Artur Lini përveç një lokali që ka në Bërdicë, dyshohet se ka edhe një pjesë të tokës ku duhet të kalojë rruga e re e Velipojës.

I plagosuri dhe autori i dyshuar sipas burimeve kanë debatuar mes tyre, sherr ky që ka përfunduar më pas me plagosjen e Xhevat Vataksit.  Sipas burimeve të mësipërme, në momentin e ngjarjes, Artur Lini dhe biznesmeni Xhevat Vataksi kanë qenë vetëm me njëri-tjetrin. Kur kanë debatuar, nuk ka pasur persona të tjerë aty pranë.

Burime nga vendngjarja thanë për “Gazeta Shqiptare” se 43- vjeçari Lini ka disa pretendime, ashtu si pjesa më e madhe e banorëve, lidhur me rrugën ku do të kalojë aksi i Velipojës.

Nga ana tjetër, firma e nënkontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që ka në zbatim pjesën Bërdicë- Trush u ka bërë me dije banorëve se nuk mund të devijojnë projektin e përcaktuar dhe se shpronësimet duhet që t’i bëjë qeveria shqiptare.

Sipas hetuesve të çështjes, shkak i plagosjes mund të jetë bërë një debat për pronësinë. Firma e ndërtimit në pronësi të plagosurit është e kontraktuar për rikonstruksionit e lotit të parë në aksin Shkodër-Velipojë. Konkretisht 60-vjeçari Vataksi ka pjesën nga Bërdica deri në fshatin Trush. Edhe më përpara banorët e kësaj zone kanë pasur debate në lidhje me rrugën.

Disa pretendojnë të marrin shpronësime, sepse rruga e Velipojës në atë pjesë duhet të kalojë në tokat e tyre, ndërsa disa të tjerë kërkojnë një ndryshim të projektit, pikërisht për të mos prekur pasuritë që kanë.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit