Rrugorja e Vlorës ndëshkon 4 shoferë, pezullohen 33 patenta dhe vendosen 1646 gjoba

Mos i humb

Policia Rrugore e Vlorës ka ndëshkuar 4 shoferë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas një njoftimi zyrtar nga policia mësohet se janë vënë nën pranga 4 drejtues mjetesh, janë pezulluar 33 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 1646 masa administrative.

Në njoftim thuhet se: “Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 33 leje drejtimi, nga të cilat: 3 janë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 23 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 7 leje drejtimi për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1646 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-252 masa për tejkalim shpejtësie;
-72 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-8 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-40 masa për përdorimin e aparatit celular;
-152 masa për parakalime të gabuara;
-739 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-12 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-339 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit