Ruanda mbyll kufirin me RD të Kongos për shkak të ebolës

Mos i humb

Për shkak të epidemisë së ebolës në Republiën Demokratike të Kongos, Ruanda ka mbyllur kufirin me këtë vend.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nga mesi i korrikut shpalli gjendje të jashtëzakonshme globale për shkak të paraqitjes së ebolës në Republikën Demokratike të Kongos.

Nga Kabineti i presidentit të Kongos bëhet e ditur se Ruanda ka mbyllur kufirin mes dy vendeve, që gjendet mes qyteteve Gisenyi dhe Goma.

U konfirmua se do të lejohet hyrja vetëm e shtetasve të Kongos, që dëshirojnë të kthehen në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, përveç 1.719 personave të vdekur, më shumë se 650 u shëruan nga ebola, ndërsa 116 të tjerë u shtruan në spital.

Që nga gushti i vitit të kaluar, ka filluar një fushatë gjatë së cilës janë vaksinuar më shumë se 149.300 njerëz.

Ebola, ethet tropikale që për herë të parë u shfaqën në vitin 1976 në Sudan dhe RD të Kongos, mund të transmetohet tek njerëzit nga kafshët e egra.

Kjo sëmundje mund të përhapet nga kontakti me lëngjet e trupit, personat e infektuar ose ata që kanë vdekur nga virusi.

Ebola ka shkaktuar shqetësim global në vitin 2014 kur në perëndim rë Afrikës filloi epidemia më e madhe në botë, gjatë së cilës humbën jetën mbi 11.300 persona në Liberi, Guine dhe Sierra Leone ndërsa kanë qenë të infektuar rreth 28.600 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit