Siri, 433 civilë të vrarë gjatë muajit korrik

Mos i humb

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se 433 civilë janë vrarë në Siri muajin e kaluar, shumica nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit.

Në raportin e publikuar në lidhje me vrasjet në Siri në muajin korrik, SNHR bëri të ditur se nga 433 civilët e vrarë nga palët ndërluftuese në Siri, 119 janë fëmijë dhe 64 gra.

Sipas raportit, 211 civilë, përfshirë 65 fëmijë dhe 32 gra, kanë pësuar nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani,

Ndërkaq, 107 civilë, prej të cilëve 19 fëmijë dhe 18 gra, janë vrarë nga sulmet e Rusisë, me çka numri total i civilëve të vrarë nga forcat e regjimit dhe Rusia muajin e kaluar ka arritur në në 318.

28 civilë të vrarë nga torturat

Gjatë muajit korrik, organizata terroriste YPG/PKK ka vrarë tetë civilë, përfshirë dy fëmijë, ndërkohë që opozita ushtarake dhe grupet e armatosura kundër regjimit kanë qenë shkaktare për vdekjen e dy civilëve.

Po ashtu, një civil është vrarë gjatë sulmeve të forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it të kryesuar nga SHBA, kurse 104 civilë, prej të cilëve 33 fëmijë dhe 14 gra, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve nga palë të paidentifikuara.

Në mesin e civilëve të vrarë gjatë sulmeve të regjimit dhe Rusisë muajin e kaluar gjendeshin edhe pesë punonjës shëndetësorë. Gjithashtu, tre pjesëtarë të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) kanë humbur jetën gjatë sulmeve të avionëve rusë.

Muajin e kaluar, sipas raportit, 28 civilë janë torturuar për vdekje, prej të cilëve 25 nga forcat e regjimit të Asadit dhe tre nga organizata terroriste YPG/PKK.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit