Ruanda ndalon prodhimin e produkteve plastike njëpërdorimëshe

Mos i humb

Ruanda, një nga vendet kryesuese në Afrikë kur është fjala për mbrojtjen e mjedisit, ka ndaluar prodhimin njëpërdorimësh të plastikës.

Ministri i Mjedisit, Vincent Biruta, deklaroi se atyre që shesin prodhime njëpërdorimëshe të plastikës dhe atyre që i importojnë, do t’u jepet afat prej tre muajve që në ndërpresin aktivitetet.

Ndalesa, e cila pjesën më të madhe ka të bëjë për gotat, enët dhe pipat plastike, ka të bëjë për kapakët plastik dhe balonat.

Me ligjin e ri synohet që në dy vitet e ardhshme tërësisht të ndalohet prodhimi i këtyre produkteve.

Qëllimi është të minimizohen mbeturinat plastike, ndërsa në të njëjtën kohë kompanitë që merren me prodhimin e pijeve, ndërsa i paketojnë në ambalazhae plastike, të inkurajojnë në riciklim.

Ata që shesin produkte plastike në Ruanda do të gjobiten me 700,000 Ruanda (rreth 677 euro).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit