Ruçi nuk i përgjigjet opozitës, seanca në orarin e caktuar

Mos i humb

Deputetët e opozitës i kanë kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi që seanca të shtyhet për pasdite, për shkak të protestës që zhvillohet.

Por duket se kryetari i Kuvendit nuk i është përgjigjur kësaj kërkese. Për të shtyrë orarin e seancës, do të duhej të mblidhej Konferenca e Kryetarëve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.Mbledhja e fundit ka qenë paraditen e të mërkurës, por kërkesa e opozitës ka ardhur pasdite.

Ashtu siç parashikohet në rendin e ditës, seanca nis në orën 10.00, ku mes projektligjeve është ajo për diasporën dhe për statistikat zyrtare, apo dhe kodi i sjelljes së deputetëve.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit