Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim një përfaqësi të Asamblesë së Agjencisë së Agjencisë Kolektive të Mbrojtjes së të Drejtave të Autorëve, ALBAUTOR.
Teksa merrnin pjesë në takim, krijuesit, kompozitorë, këngëtare, poetë dhe artistë ndanë me Ruçin ankesat mbi mospagimin e të drejtave të autorit, mbështetur në ligjin nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” nga entet shtetërore, publike e private.