Ruçi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e merituan çeljen e negociatave, keqardhje që ngadalësohet procesi

Mos i humb

Këtë të hënë është duke u mbajtur Samiti i krerëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti, është duke u zhvilluar në Bruksel, në selinë e Parlamentit Evropian.

Në samit ka marrë pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Gjithashtu gazetari, ka mundur të zbardhë fjalën e kryeparlamentarit shqiptar, para homologëve të tij ballkanas.

“Integrimi është në krye të agjendës së Parlamentit tonë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e kanë merituar çeljen e negociatave.

Por për arsye që nuk varen nga ne, s’është thirrur Tryeza e Parë.

Ndjej keqardhje që shpejtësia e integrimit ngadalësohet. Kuvendi i Shqipërisë ka një plan veprimi në funksion të integrimit”, tha Ruçi.

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit