Ruhani: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të mbrojtur Kudsin

Mos i humb

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, është shprehur se “Si Iran ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin vend musliman. Në këtë mënyrë jemi të gatshëm ta mbrojmë Kudsin. Në këtë çështje nuk kemi rezerva dhe parakushte”.

Duke folur në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Ruhani, tha se në marrjen e një vendim të tillë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka patur ndikim konsultimi dhe koordinimi i disa vendeve me regjimin sionist.

Pasi ka bërë të ditur se përballë këtyre kërcënimeve të regjimit sionist, edhe disa vende në rajon ndodhen në një marrëdhënie me SHBA-të, Ruhani tha se “Janë në përpjekje për të përcaktuar fatin e Palestinës. Nëse këto përpjekje do të sjellin një zë sionistët do ta pushtojnë përgjithmonë Palestinën”.

Më tej ai ka theksuar se muslimanët, kristianët dhe hebrenjtë që nga historia e këtij rajoni kanë qenë në posedim të këtij rajoni dhe se sionistët të cilët janë të huaj kanë vendosur veten në këtë rajon. “Sionistët janë ata që kanë mbjellë terrorizmin dhe dhunën në Lindjen e Mesme. Vërejmë se ata këtë e kanë kryer që nga fillimi i qindvjeçarit e deri në ditët e sotme”, ka theksuar Rushani.

Duke shtuar se Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) nuk ka marrë masat e nevojshme, dhe se SHBA-të kanë siguruar çdo lloj arme për regjimin sionist, Ruhani është shprehur se “Për fat të keq, për shumë vite SHBA është emëruar si arbitër për negociata dhe gjithmonë për ndërmjetësimin drejtimi ka qenë drejt SHBA-ve. Por SHBA-ja nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një ndërmjetës i sinqertë. Gjithsesi ata nuk kanë luajtur një rol pozitiv në zgjidhjen e çështjes palestineze. Ne shohim se SHBA është duke u përpjekur për të marrë përfitime maksimale. SHBA gjithashtu nuk i merr në konsideratë kërkesat legjitime të palestinezeve. Përballë këtyre duhet të rikthehemi në të kaluarën dhe të marrim mësime”.

Duke kujtuar se në samit duhet një mesazh i fortë dënimi kundër vendimit të SHBA-ve, Ruhani ka nënvizuar se të gjithë muslimanët duhet të bashkohen përballë regjimit sionist. Sipas tij, OKB-ja duhet të luajë një rol të rëndësishëm në këtë çështje./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit